“Shkak u bë denoncimi i gruas për dhunë në familje”, reagon Gashi pas vendimit të RTK’së

Dje Adelina Ismaili ka njoftuar se është ndaluar transmetimi i emisioni të saj në RTK.

Sipas saj, kjo është bërë nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së.

Në episodin që do të transmetohej i ftuar ishte teologu Drilon Gashi.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me këtë.

Ai ka thënë se anulimi i transmetimit është bërë për “arsye që e prekin atë personalisht dhe që kanë të bëjnë me një episod të kaluar të jetës së tij”.

Gashi i referohej procesit gjyqësor që e kishte me bashkëshorten e tij. Ajo e kishte denoncuar për dhunë në familje.

“Shtatë vjet më parë, pata një çështje familjare që rezultoi në një vërejtje gjyqësore, një çështje që e kam zgjidhur dhe mbyllur që atëherë, duke punuar pa pushim për të ndërtuar një jetë të lumtur dhe të qëndrueshme me familjen time. Është e dhimbshme që kjo ngjarje e kaluar po përdoret tani si justifikim për të më diskriminuar dhe mohuar mundësinë për të marrë pjesë në një diskutim publik që mendoj se ka rëndësi të madhe për të ardhmen e shoqërisë sonë”, ka shkruar ai.

Ish këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë gjithashtu se kjo situatë i ka shkaktuar shqetësim dhe zhgënjim.

“Ndërsa kjo situatë më ka bërë të ndihem i shqetësuar dhe i zhgënjyer, ajo nuk do të më ndalojë të vazhdoj të kontribuoj me zërin dhe veprimet e mia për një Kosovë dhe botë më të mirë. Kam besim se e vërteta dhe drejtësia do të mbizotërojnë në fund, dhe shpresoj që ju, si miqtë dhe ndjekësit e mi, do të qëndroni pranë meje në këtë udhëtim”, ka vazhduar Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *