32-vjeçarja në Prishtinë denoncon ish-partnerin për dhunë dhe kanosje, i dyshuari përfundon në pranga

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës, ku viktima zakonisht janë gratë që pësojnë nga personat të cilët i kanë zgjedhur që të ndajnë jetën me ta.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua në Prishtinë, e cila ka denoncuar për dhunë personin me të cilin bashkëjetoi për një kohë.

Neutrali mëson se 32-vjeçarja ka deklaruar se gjatë bashkëjetesës me të dyshuarin, ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, si dhe e ka kërcënuar me fjalë. Mirëpo ajo më parë nuk kishte raportuar dhunën ndaj saj.

Më shumë se një muaj pas denoncimit, Policia ka arritur që ta lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 28-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *