Një shpërthim i fortë ka sot ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë të Shqipërisë, ku thuhet se një person ka vdekur, ndërsa disa të tjerë janë lënduar, përfshirë edhe deputetin e PS-së, Bujar Çela
Por, tani raportohet se është shënuar edhe viktima e dytë nga shpërthimi i madh në Lushnjë.
Sipas ‘TCH’, tashmë ka ndërruar jetë edhe një 24-vjeçar, i cili është djali i viktimës së parë, Roland Hoxha.
Në media janë publikuar edhe pamjet e shpërthimit ku mbetën të vdekur dy persona e së paku 8 të tjerë u lënduan.