Rregullorja e BQK-së për dinarin përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Beteja kundër rregullores së Bankës Qendrore që prek edhe përdorimin e dinarit, ka kaluar në një nivel tjetër, në Gjykatën Kushtetuese.

Avokati serb Vasilije Arsiq, i është drejtuar këtij institucioni duke pretenduar se neni 35 i rregullores së BQK-së është anti-kushtetuese.

Arsiq i ka thënë Dukagjinit se rregullorja është diskriminuese dhe e shkelë të drejtën e pronësië.

Kërkesën tha se e ka dorëzuar si person fizik në interes dhe mbrojtje të drejtave të komunitetit serb.

“…Banka Qendrore nuk ka autorizim që të nxjerr kësi lloj rregulloreje dhe të rregullojë kushtet si përdoret dinari në Kosovë. Mandatin dhe kompetencën e rregullimit e ka Kuvendi i Kosovës e jo Banka Qendrore, kjo është parapare edhe me nenin 11 të Kushtetues. Rregullorja dhe ky nen 35 i Bankës Qendrore është i kundërligjshëm dhe me këtë edhe kundër Kushtetutës”, ka deklaruar Vasilije Arsiq, avokat.

Gjykata Kushtetuese tregon se kërkesa është aktualisht në fazën fillestare të procedimit.

“Më 20 shkurt 2024, në Gjykatën Kushtetuese është pranuar kërkesa e parashtruar nga avokati Vasilije Arsic, i cili konteston kushtetutshmërinë e nenit 35 të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për operacione me para të gatshme. Kjo kërkesë është aktualisht në fazën fillestare të procedimit”.

Për dinarin dhe për fazën tre mujore të tranzicionit është diskutua edhe në takimin e rregullt të presidentes, Vjosa Osmani, me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Pos kësaj Presidenca thotë se u diskutua edhe bashkëpunimi për sa i përket agjendës ndërkombëtare në muajt në vijim si dhe për bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *