Të premten e 23 shkurtit, u raportua për një grua në Gjilan, e cila u raportua e zhdukur nga familjarët e saj. Njësitë policore me të marrë informacionet lidhur me të, kanë nisur kërkimet intensive për gjetjen e saj.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të gjendet 29-vjeçarja, e cila ka deklaruar se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Bazuar në dëshminë e saj, gjatë kësaj kohe ka qëndruar në Fushë Kosovë, pasi nuk dëshiron të qëndrojë as në shtëpinë e bashkëshortit me të cilin është në proces shkurorëzimi, e as në shtëpinë e familjes së saj.
E njëjta ka pohuar se nuk është keqtrajtuar në asnjë formë nga askush.
Me urdhër të prokurorit, 29-vjeçarja përkohësisht është dërguar në strehimore.