Shpërthimi në Lushnjë/ 8 të plagosur, deputeti Bujar Çela i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku ka shpërthyer në një fabrikë.

Deputeti Bujar Çela i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Mësohet se në spital, të plagosur janë 8 persona. 4 të plagosur janë transportuar nga Lushnja drejt Tiranës.

Balkanweb raporton se të plagosurit dhe viktima janë punonjës të magazinës.

Kujtojmë se gjatë punimeve, një vinç ka prekur telat e tensionit të lartë, gjë që shkaktoi shpërthimin e fuqishëm.

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”, sqaron policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *