Shpërthim i fortë në një ndërtesë në Shqipëri, dyshohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë, ndërsa raportohet se disa persona janë plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi. Dyshohet se gjatë punës në fabrikë një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *