Ueda dhe Arlindi, çifti fitues i edicionit të parë të Love Island, duket se po e shijojnë në maksimum eksperiencën dhe bekimin e tu bërit prindër për herë të parë.
Që kur ata bënë publik lajmin se Ueda ishte shtatzënë, publiku u bë edhe më kurioz për jetën e tyre pas formatit të dashurisë.
Së fundmi Ueda ka ndarë disa foto nga pushimet e saj në Egjipt me Arlindin duke na treguar se sa shumë është rritur bebushi në barkun e saj.
Ajo duket shumë e ëmbël dhe ne tani mezi po presim të dimë edhe më shumë për ta.