Evakuohen disa shqiptarë nga Izraeli, në mesin e tyre edhe tre kosovarë

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Iglo Hasani, ka njoftuar se 7 nxënës nga Shqipëria, 3 nga Kosova dhe 5 punonjës të Ministrisë së Turizmit dhe familjarë të tyre nga Izraeli kanë mbërritur sot në Qipro.

Hasani ka thënë se sot ata do të udhëtojnë drejt Tiranës e Prishtinës.

Ai shtoi se ata janë shëndoshë e mirë.

“10 nxënës që studiojnë në shkollat ndërkombëtare në Izrael, 7 prej të cilëve nga Shqipëria dhe 3 nga Kosova, së bashku me 5 punonjës të Ministrisë së Turizmit dhe familjarë të tyre, kanë mbërritur në Qipro. Sot në mbrëmje të 15 qytetarët që u larguan nga Tel Aviv udhëtojnë drejt Tiranës e Prishtinës.”

Hasani ka bërë të ditur se po punohet për kthimin edhe të dy qytetarëve tjerë, “të cilët nuk mundën dot të përgjigjeshin në telefon të dielën, ndërsa përgatitej fluturimi i rradhës”.

Hasani tha se 13 turistë shqiptarë janë larguar mbrëmjen e djeshme nga Jordania, e prej disa orësh janë pranë familjeve të tyre.

Shiko këtu:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *