Ish-banorja e Big Brother, e njohur si Alby, ka zgjedhur mesin e prillit për të shijuar disa ditë pushimi në një destinacion të pazbuluar, duke zgjedhur luksin e një jahti për të qëndruar larg syve të publikut, shkruan Neutral Bizz.
Gjatë kësaj kohe, ajo ka vendosur të ndajë me fansat e saj disa fotografi +16, të cilat kanë ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale.
Fotografitë, të cilat përshkruajnë Albyn në poza provokuese dhe të guximshme, janë postuar në profilin e saj personal të Instagramit dhe menjëherë kanë marrë vëmendje të madhe. Këto imazhe të guximshme janë përshëndetur nga përkrahësit e saj, të cilët e kanë lavdëruar për guximin dhe stilin e saj unik.
Megjithatë, këto postime nuk kanë kaluar pa kritika. Disa ndjekës kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi përmbajtjen e hapur seksuale dhe ndikimin që mund të ketë ajo tek audiencat më të reja. Nga ana tjetër, disa komentues kanë mbrojtur të drejtën e Albyt për të shprehur lirinë e saj personale dhe të shijojë pushimet siç dëshiron ajo.
Ndërsa Alby vazhdon të shijojë ditët e saj të pushimit dhe të ndajë momente nga jeta e saj luksoze, mbetet mbetet një figurë që di të tërheqë vëmendjen vazhdimisht/ Neutral Bizz.