Sonte ndizen qirinj për 21 vjeçaren që u vra nga ish-bashkëshorti në Ferizaj

Në orën 20:00 sonte do të ndizen qirinj te objektit i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj në kujtim të Erona Cokli që u vra dje nga ish-bashkëshorti në këtë Qendër.

“Sonte në orën 20:00 ndezim qirinj para objektit të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj në kujtim të viktimës së radhës së FEMICIDIT, plagë kjo që po vazhdon të lëngojë në shoqërinë tonë.
Të gjithë pa dallim gjinie, sonte jemi ERONA! “, 
thuhet në njoftim.

Kujtojmë se pasditen e djeshme në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj pas disa të shtënave me armë mbeti e vrarë Erona Cokli si dhe u plagos vëllai i saj 15 vjeçar.

Gjithashtu, gjykata bëri të ditur se të dyshuari i është caktuar edhe masa e ndalimit prej 30 ditësh nën dyshimet të veprës penale “Vrasje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *