Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vizita e kryeministrit Albin Kurti dje në veri ka pasur qëllim që “mashtrojë”, kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, duke i thënë se “është patriotike me të shkarkuar me peticion përmes serbëve”.
Kreu i AAK-së, ka thënë se qëllim tjetër ka pasur që ta mbulojë dështimin kreu i ekzekutivit.
“Tani ai po mundohet me mbulu disa lëshime që po i bënë i bërë edhe për tu arsyetuar kryesisht tekë votuesit e tij. Ishte rasti i tokës për Manastirin e Deçanit. Tani lëshimi tjera ose letra e tre udhëheqësve institucional ishte pastër marrje e obligimit për zbatim të asociacionit. Njëkohësisht organizmi i peticionit, aty ku ka shkuar Kurti, Kurti po paguan pare për të shkarkuar atë, pra zotin Hetemi, shume palogjike. Me siguri ka shkuar të mashtrojë edhe Lulzimin me i thënë është patriotike me të shkarkuar me peticion përmes serbëve”, ka thënë ai, teksa ka komentuar edhe trevjetorin e zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente.
“Inekzistente, ne kemi vetëm një pushtet, ai është Kurti dhe të gjithë të tjerët janë staf i tij”, ka thënë ai.