Mbrëmë në Kolovicë të Prishtinës është vrarë një 30 vjeçar pas plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri. Viktima është Egzon Haziri nga Podujeva. Ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtare e rastit e cila fatkeqësisht nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë të mërkurën në QKUK.
Dje rreth orës 13:00 të ditës u raportua për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Kolovicë”.
Gazeta Insajderi ka mësuar se vëllezërit që dyshohet se gjuajtën me armë që shkaktuan vdekjen e Hazirit dhe gruas së moshës rreth 50-vjeçare janë Ahmet dhe Naim Berisha.
Gazeta Neutral ka arritur të sigurojë fotografi të Ahmet Berishës, të cilin mund ta shihni më poshtë: