Elia Zaharia është shfaqur në publik pas video skandalit në Oborrin Mbretëror, ku u përplas me ish-bashkëshortin Princ Leka.
Aktorja është fotografuar teksa ka dalë nga Gjykata ku u zhvillua seanca për zgjidhjen e martesës me Princ Lekën, me të cilin u nda pas 15 vitesh së bashku.
Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.
Ndërkohë më 5 mars, çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media.
Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë dhe ish-vjehrrin.
Gjithashtu baba e bijë paditën për dhunë 42-vjeçarin.
Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhra mbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci.
Në seancë ishte e pranishme Elia dhe babai i saj, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokati i tij.