Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka bërë thirrje Prokurorisë të Shtetit që të hetojë tenderët njëburimorë, për të cilët është duke u diskutuar sot në Kuvendin e Kosovës.
Më tej, Haxhiu ka është shprehur se korrupsioni ka adresë duke u drejtuar ka pjesa ku ulen kabineti qeveritar, ku aktualisht nuk ndodhet as kryeministri e as ministrat.
“E ftojmë Prokurorinë e Shtetit, që të gjitha këto që po i flasim, jam i gatshëm me i argumentu edhe me fakte, shumicën edhe i kanë në dokumente zyrtare të nënshkruara brenda ministrive. Korrupsioni ka adresë, Prokuroria duhet ta hetojë dhe ai është këta që s’janë sot këtu. Se qështu hajnat bajnë gjithë, vjedhin edhe zhduken”, ka thënë Haxhiu.