Arsenali ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 14 viteve.
Por, arritja deri këtu nuk ishte aspak e lehtë për “Topçinjtë” që u desh të fitonin vetëm pas ekzekutimit të penalltive
Nuk pati një çerekfinalist pas 180 minutave lojë në ndeshjen Arsenal – Porto.
Pas fitores minimale 1:0 të Portos në ndeshjen e parë, të njëjtën gjë e bëri edhe Arsenali mbrëmë në “Emirates Stadium”.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 41-të kur shënoi Trossard.
Kësisoj, ndeshja shkoi në vazhdime, si alternativa e dytë për ta përcaktuar ekipin fitues.
Megjithatë, as vazhdimet nuk dhanë një çerekfinalist, e as gola tjerë.
Si alternativë përfundimtare ishte ekzekutimi i penalltive.
Aty, Arsenali ishte më i mirë, duke fituar 4:2, falë dy pritjeve vendimtare të portierit David Raya.