Policia jep detaje rreth vetaksidenti në Pejë, humb jetën një person

Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Poqestë të Pejës.

Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se, bëhet fjalë për B.Berisha vitit i lindjes 1984.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tha se mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 18:10 policia është njoftuar se në fshatin Poqestë ka ndodhur një aksident trafiku, kur kanë arritur në vendë ngjarje kanë kuptuar që ka të bëjë me një vetaksident. Personi i lënduar është dërguar me emergjencë në Spitalin e Pejës, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë njësitë kompetente”, ka thënë Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *