Përleshja me thikë në Pejë, policia në kërkim të dy të dyshuarve

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e Adem dhe Lulzim Bulliqit nga Peja.

Sipas policisë, ata dyshohen se posedojnё mjete tё rrezikshme me vete dhe paraqesin rrezik.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin nga policia.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Personat e kërkuar janё:

• Adem (Lulzim) BULLIQI i lindur me 18.10.1998 nё Pejë.
• Besnik (Lulzim) BULLIQI i lindur me 31.03.1993 nё Pejë.

Tё pandehurit kërkohen për veprën penale:

• “ Vrasje e rёndё nё tentativё” e cila ka ndodhur me datё 12.07.2024 rreth orёs 19:20, nё rrugën “ Jeton Dedushaj” nё Pejё, tё dyshuarit posedojnё mjete tё rrezikshme me vete dhe paraqesin rrezik.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *