Ato përmbajnë kafeinë: Ushqimet befasuese që mund t’ju mbajnë zgjuar gjatë natës

Kafeina lidhet kryesisht me kafenë dhe disa lloje çaji, por ka edhe ushqime të tjera që e përmbajnë atë dhe mund t’ju bëjnë të jeni zgjuar gjatë natës.

Ekzistojnë një sërë faktorësh pse nuk mund të flemë gjatë natës, dhe shpesh mund t’ia lëmë fajin kafesë që mund ta kemi pirë shumë vonë.

Por, cilat janë këto pije dhe ushqime që duhet t’i shmangni gjatë para gjumit për të fjetur më lehtë?

Çokollata e zezë

Pavarësisht përfitimeve shëndetësore që ka çokollata e zezë, ajo nuk këshillohet para gjumit, shkruan The Sun.

Sipas nutricionistes, Jess Hillard, një çokollatë e zezë 100 gram, përmban rreth 80 miligram kafeinë.

Çaji

Ndoshta nuk do të mund ta besoni por ekzistojnë disa lloje të çajit që përmbajnë gjithashtu kafeinë.

“Çaji i përditshëm, çaji i mëngjesit dhe çaji jeshil përmbajnë kafeinë natyrale në çaj. Një filxhan çaj i zier përmban rreth 30 deri në 50 mg kafeinë”, thotë Jess.

Megjithatë, sasia e kafeinës do të ndryshojë në varësi të asaj se sa të fortë e keni çajin tuaj.

Çajrat që nuk përmbajnë kafeinë përfshijnë çajin kamomil, atë të frutave dhe atë mente.

Pijet e gazuara

Nuk është vetëm përmbajtja e lartë e sheqerit tek shumë pije të gazuara që mund të jetë shkak për shqetësim, pasi disa prej tyre përmbajnë gjithashtu sasi të larta të kafeinës.

Ta konsumoni një kanaçe në mbrëmje nuk është ideja më e mirë, ose disa gjatë ditës.

“Coca-cola përmban kafeinë, pavarësisht nëse është versioni i plotë apo me dietë”, theksoi nutricionistja.

“Një kanaçe përmban 34 mg kafeinë, mesatarisht sa një filxhan çaj”, deklaroi ajo tutje.

Pijet e tjera të gazuara që përmbajnë kafeinë janë edhe pijet energjike.

Akullorja

Një ushqim i preferuar gjatë një dite të nxehtë, por disa lloje të akulloreve mund të përmbajnë gjithashtu kafeinë.

Sipas nutricionistit, Rob Hobson disa akullore me aromë kafeje mund të përmbajnë mbi 50 mg kafeinë në vetëm dy lugë.

Megjithatë, nuk është vetëm akullorja me shije kafeje. Akullorja me çokollatë mund të përmbajë gjithashtu kafeinë stimuluese.

Ëmbëlsirat  

Ëmbëlsira juaj e preferuar mund t’ju mbajë zgjuar pa e ditur ju.

“Tiramisuja është ndoshta ëmbëlsira më e dukshme me kafeinë pasi përmban kafe, por edhe çdo gjë me çokollatë të zezë do të përmbajë pak kafeinë”, thotë Hobson.

Për shembull, ëmbëlsirat me çokollatë ose tortat me llavë me çokollatë të zezë, mund të jenë dy lloje të tjera që përmbajnë kafeinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *