Modelja Sara Gjordeni ka qenë kryefjala në mediat rozë gjatë këtyre ditëve.
Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ajo krijoi një marrëdhënie me reperin Bardhi, me të cilin kanë kaluar shumë momente romantike, ndërsa kanë ndarë edhe shtratin së bashku.
Por ditët e funndit ndjekësit kanë vënë re afrimitetin e Sarës dhe Meritonin, shokun e ngushtë të Bardhit.
Të tre së bashku kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrit, madje janë parë momentet kur Meritoni vinte kokën ën prehrin e Sarës dhe kjo e fundit e përkëdhelte teksa prezent ishte edhe Bardhi, apo edhe kur ishin shtrirë në krevat duke diskutuar për tema të ndryshme.
Ky afrimitet nuk i ka përlqyer aspak fansave, të cilët e kanë “kryqëzuar” Sarën për tejkalimin e limiteve dhe kanë shpërthyer në meme në rrjet.
Në sot po sjellim disa prej memeve të shpërndara për treshen Sara – Bardhi – Meriton.