Policia kërkon ndihmë në identifikim të dy personave të dyshuar për ‘shpërdorim të pasurisë së huaj’

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e dy personave, ku shihen në fotografitë e publikuara nga policia.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’ , që ka ndodhur gusht të vitit 2023, njofton klankosova.tv.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, bën thirrje policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *