Osmani: Kosova është e bekuar që në çdo hap ka pasur përkrahjen e Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti, në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në një konferencë për media pas takimit, Osmani tha se Kosova po përballet me një sfidë të re, atë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, prandaj është e bekuar që në çdo hap të këtij proceset ta ketë përkrahjen e Republikës së Shqipërisë.

Osmani shtoi se synimi i Kosovës është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike dhe se “në këtë rrugë natyrisht do të ndjekim edhe shembullin e Shqipërisë anëtare e suksesshme e NATO-s, me një mandat tashmë jashtëzakonisht të suksesshëm edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Kurrë nuk është e tepërt që në emër të popullit të Kosovës të shpreh mirënjohje të thellë për gjithçka që Shqipëria ka bërë dhe po vazhdon të bëjë për Republikën tonë edhe në kohë të vështira. Përderisa kemi festuar të arriturat tona në historinë tonë këto ditë  siç e dini Kosova po përballet me një sfidë të re është përpjekja për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

“Siç e thashë dhe me mbi të gjitha kjo është kauzë për më shumë të drejta të njeriut për të gjithë qytetarët tanë pa dallim etnie religjioni. Prandaj jemi të bekuar se në çdo hap të këtij procesi kemi pasur përkrahjen e fuqishme të Republikës së Shqipërisë për çka edhe njëherë ju falënderoj. Përderisa ne po flasim deputetët e  Republikës së Shqipërisë dhe ata Republikës së Kosovës janë duke lobuar fuqishëm tek gjithë homologët e tyre në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës me shpresën që nesër do të jemi të suksesshëm në këtë votim”.

“Së bashku me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama dhe të gjithë liderët të sigurojmë që Kosova ta ketë përkrahjen e nevojshme në këtë organizatë. Siç e dini synimi ynë është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike. Në këtë rrugë natyrisht do të ndjekim edhe shembullin e Shqipërisë anëtare e suksesshme e NATO-s, me një mandat tashmë jashtëzakonisht të suksesshëm edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *