Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar sërish se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do të pasojnë veprime sindikale. Drejtuesit e kësaj sindikate përveq paralajmërimit për një protestë që do të mbahet me datën 1 maj nuk e përjashtojnë edhe idenë e një greve të përgjithshme në sistemin arsimor.

Një protestë më datë 1 maj pritet të organizohet nga Sindikata e Arsimit si paralajmërim për Ministrinë e Arsimit, se mund të ndërmerren hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka gatishmëri për të biseduar, gjë të cilën e kanë kërkuar tash e sa kohë përfaqësuesit e  Sindikatës së Arsimit.

Nënkryetarja e Sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala, i tha Radio Kosovës se hapat e paralajmëruar janë detyruar t’i marrin pasi po mungon dialogu social ndërmjet SBASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit.

“Meqenëse po e shohim që nuk po vendoset dialogu social ndërmjet sindikatës dhe ministrisë së Arsimit në fillimisht ndoshta do të fillojmë me një protestë e cila do të mbahet më 1 maj. Mandej do të fillohet me grevë një orësh, pastaj dy orësh e pastaj një ditësh. Urojmë që të mos shkojmë me grevë të përgjithshme e gjithë procesi mësimor të ndërpritet në Kosovë”, ka theksuar ajo.

Në lidhje më paralajmërimin e Sindikatës së Arsimit për mundësinë e organizimit të protestës me datë 1 maj dhe për hapat e tjerë sindikalë që pritet t’i marrin në muajt në vijim, edhe përkundër përpjekjeve, Radio Kosova nuk ka arritur të marrë përgjigje nga Ministria e Arsimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *