Osmani: T’i përgjigjemi nevojave të grave dhe vajzave për t’i fuqizuar dhe për të krijuar një mjedis të sigurt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka thënë se Kosova qëndron kampione e agjendës së këtij forumi.

Ajo tha se ky edicion i forumit është unik në shumë aspekte, teksa shtoi se duhet t’i përgjigjemi nevojave të grave dhe vajzave për t’i fuqizuar, mbështetur dhe për të krijuar një mjedis të sigurt.

“Përzgjedhja e dy temave kyçe për këtë edicion, nga njëra anë dhuna seksuale në lidhje me konfliktin dhe siguria klimatike në anën tjetër, nuk janë rastësi dhe në përpjekjet tona natyrisht kemi adresuar të gjitha sprovat e kohës por na duhen edhe leksionet e të kaluarës në mënyrë që të ballafaqohemi suksesshëm me të ardhmen”, tha Osmani.

“Në këtë sfond të konfliktit, kufizimeve shoqërore dhe trazirave kulturore është e rëndësishme që t’i përgjigjemi nevojave të grave dhe vajzave për t’i fuqizuar, për t’i mbështetur dhe për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjitha gratë kudo qofshin njëherë e përgjithmonë”, tha Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *