Sot nga ora 09:30 nisur seanca për vazhdimin e procesit gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Special në Hagë.
Prokuroria Speciale në Hagë e akuzon “Komandant Ujkun” e UÇK-së për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje në qytetin verior të Kukësit në Shqipëri, në një fabrikë metali që aktakuza pretendon se u përdor si një qendër ndalimi nga UÇK-ja.
Krimet për të cilat akuzohet Shala dyshohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999.
Ai u arrestua në Belgjikë në mars të vitit 2021.