Një pjesë e rrugës ‘B’ në kryeqytet është bllokuar për qarkullim si pasojë e dyshimeve për një mjet të dyshimtë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se njësitë policore janë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën.
“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha ajo.