Ndonëse Franca regjistroi fitoren 1:0 ndaj Austrisë në turin e parë të Grupit D në Europian, triumfi mund të konsiderohet si i mangët për disa arsye. Një dhe më e forta është dëmtimi që ylli më i madh i Transpalinëve, Kylian Mbappe pësoi në minutën e 86-të të sfidës, ku theu hundën pasi u përplas me fytyrë mbi shpatullat e një prej mbrojtësve austriakë.
Incidenti bëri që Mbappe të humbasë ndeshjen ndaj Holandës dhe nuk përjashtohet që të qëndrojë në stol edhe ndaj Polonisë, çka do të nënkuptonte mungesën e tij për pjesën tjetër të fazës së grupeve.
Ajo që është e rëndësishme për Francën është se nga Federata, por edhe trajneri Didier Deschamps është konfirmuar se Mbappe nuk ka ende nevojë për një operacion urgjent dhe se do të mund t’i bashkohet skuadrës në fazën eliminatore.