Ka ndërruar jetë, Antonio Belushi, i cili vlerësohet si lider shpirtëror i arbëreshëve.
Vepra e tij është vlerësuar nga veprimtarë të ndryshëm të çështjes kombëtare. Madje është propozuar që të shpallet ditë zije për Antonio Bellusci!
“Në shenjë nderimi për këtë atdhetar dhe humanist të madh, Kuvendi i Kosovës duhet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme dhe të shpallë ditë zije”, ka shkruar ndër të tjera Bardhyl Mahmuti.