Ndeshja në mes Shqipërisë dhe Kroacisë në kuadër të fazës së grupeve të EURO 2024 ka qenë dramatike ku në fund Shqipëria barazoi shifrat 2 me 2.
Pos kësaj, atmosfera e shqiptarëve dhe kroatëve është krijuar në mënyrë të përbashkët, duke treguar kështu miqësinë në mes dy kombeve.
Një djalosh me emrin Noah 10-vjeçar që bëri tifo për Shqipërinë e Kroacinë kishte parashikuar rezultatin 2 me 2.
Ashtu edhe doli, Kroacia dhe Shqipëria kanë ndarë pikën duke shpresuar që ndonjëra prej tyre të sigurojë kualifikimin për fazën eliminatore.