Xherdan Shaqiri është rikthyer si protagonist te Kombëtarja e Zvicrës në Euro 2024.
Pasi nuk luajti në ndeshjen e parë, Shaqiri startoi ndaj Skocisë dhe dëshmoi se është ende në formë.
Sulmuesi shqiptar që po luan në MLA realizoi golin e vetëm për Zvicrën në barazimin 1-1 ndaj Skocisë.
Paraqitja e futbollistit gjilanas iu pëlqeu tejet mase zviceranëve, të cilët filluan ta thërrisnin emrin e Shaqiri pas përfundimit të ndeshjes.