Të rinjtë po vuajnë gjithnjë e më shumë nga kanceri i zorrës së trashë

Rreth 20,000 njerëz në SHBA nën moshën 50 vjeç janë diagnostifikuar me kancer vetëm këtë vit.

“Kanceri kolorektal po diagnostikohet gjithnjë e më shumë në një moshë më të re”, arritën në përfundimin autorët e një raporti të Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Sipas raportit, që nga mesi i viteve 1990, numri i rasteve te njerëzit nën moshën 50 vjeç është rritur me rreth 50 për qind.

Ky është një nga kancerët më vdekjeprurës në këtë grup moshë.

Ndërkohë, shumë njerëz nuk e dinin se në vitin 2018, Shoqata Amerikane e Kancerit uli moshën e rekomanduar për fillimin e ekzaminimit nga 50 në 45 vjeç, raporton NPR ( National Public Radio), një organizatë mediatike jofitimprurëse amerikane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *