Veterani i Sevillas, Sergio Ramos nuk do të jetë pjesë e klubit për sezonin e ardhshëm.
37-vjeçari do të jetë përsëri në treg si transferim i lirë, gjersa tash pritet që të largohet nga Europa.
Ramos kishte nënshkruar me Sevillan, një ditë pasi ishte mbyllur afati kalimtar veror i vitit të kaluar, duke u rikthyer në klub pas 18 vitesh të kaluara larg tij.
Rikthimi i tij ishte kontrovers për tifozët, mirëpo me paraqitjet e tij arriti të fitojë përsëri zemrat e përkrahësve të Sevillas.
Ramos do të flasë publikisht për vendimin e tij të martën me fillim nga ora 11:00.
Mbrojtësi spanjoll ishte një faktor kyç në shpëtimin e Sevillas në luftën për mbijetesë, derisa edhe kishte shënuar shtatë gola në 34 ndeshje.
Duket se Ramos ende s’ka vendosur të pensionohet, me qendërmbrojtësin që është i lidhur me një transferim tek San Diego FC në MLS