Kapiteni i parë i Barcelonës, Sergio Roberto me shumë gjasë do të largohet nga skuadra. Lojtari ka kontratë deri më 30 të këtij muaji dhe klubi ka zbehur interesimin për vazhdimin e saj.
Nëse pak javë më parë zgjatja e kontratës së Sergi Robertos dukej si çështje orësh dhe të gjitha palët ishin të sigurta se do të ndodhte nënshkrimi.
Duket se ardhja e Hansi Flickut ka ndryshuar disponimin dhe se Roberto tani po kërkon një skuadër të re.
Sergi Roberto është i gatshëm të vazhdojë me një pagë të kufizuar, por problemi është mosha e tij ngase skuadra ka ndryshuar strategji duke tentuar të rinojë skuadrën.