Pas largimit nga Llapi, futbollisti Trimror Selimi do ta vazhdoj karrierën në Shqipëri.
Sulmuesi 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Flamurtarit, shkruan IndeksOnline.
Selimi në futbollin kosovar ka luajtur për skuadrët si Prishtina, Ulpiana dhe së fundi Llapi.
Ai ka pasur disa oferta në javët e fundit, por ka vendosur të luaj për kuqezinjtë e Vlorës /IndeksOnline/