Imami Labinot Maliqi, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se në xhaminë e Prishtinës do të shtrohen çdo natë falas Iftare për Ramazan.
Maliqi, ka faleminderuat kryetarit të Komunës së Prishtinës, Perparim Rama i cili e ka mbështetur me Tendën e Ramazanit.
Ndërsa ka njoftuar se të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në shtrimin e iftareve ditore në xhaminë tonë, le të më shkruajnë, pasi tashmë kemi filluar t’i listojmë emrat e donatorëve.