Tejkalojnë në vijë të plotë, dy shoferëve u konfiskohet patentë shoferi për tre muaj

Policia e Kosovës në Gjilan ka gjobitur dy shoferë të cilët kanë shkelur rregullat e trafikut.

Në fotografitë e dërguara nga qytetarët shihen vozitësit, njëri i cili ishte duke drejtuar Autobusin e tjetri një mjet transporti mallrash, ku që të dy kanë tejkaluar në vijë të plotë në aksin rrugor Gjilan –Prishtinë ma saktë ë fshatin Llabjan, me të cilin veprim kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësit ndaj të cilëve sipas nenit 70 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 3 janë shqiptuar gjobën në vlerë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej 3 muaj”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka inkurajuar mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtje të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *