Sot në orët e para të mëngjesit është raportuar për një veturë qe po digjej në rrugën “Hysni Morina” në Prizren.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prizrenin, Shaqiri Bytyqi.
Bytyqi tha se nga ky zjarrë janë shkaktuar dëme materiale por që nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia me të marrë informacionin ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe rasti u cilësua s “Incident zjarri”.
Rreth orës 5:00 të datës 04.05.2024 ë raportuar se në rrugë “Hysni Morina” në Prizren një veturë ka marr flakë. Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale por nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
Policia ka dal në vend ngjarje dhe pas përfundimit të kqyrjes së vendit është hap rast “Incident zjarri”, tha Bytyqi për Sinjali.