Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka takuar ministrin për Çështjen Evropiane të Finlandës, Anders Adlercreutz.
Në takim ata diskutuan për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, sukseset jashtëzakonshme të Kosovës në ngritjen e standarteve të demokracisë dhe shtetit ligjor, si dhe përparimin në ekonomi dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.
Komunikata e plotë:
Ministrja Gërvalla në takim me ministrin për Çështje Evropiane të Finlandës: Republika e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjë që u konfirmua me 82% të votave nga Asambleja Parlamentare e KiE
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjina të takimit të ministrave të BE-së me ministrat e shteteve që kanë një perspektivë të anëtarësimit në BE, pra të Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, pati një takim me Ministrin e Çështjeve Evropiane të Finlandës, Anders Adlercreutz.
Në takim u diskutua për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, sukseset e jashtëzakonshme të Kosovës në ngritjen e standarteve të demokracisë dhe shtetit ligjor, përparimin në ekonomi dhe perspektivën euroatlanktike të Kosovës.
Duke vlerësuar gjendjen e të drejtave të njeriut dhe atyre të komuniteteve joshumicë, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës.