Në Kuvend sot bëhen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Sot në Kuvendin e Kosovës do të bëhen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Homazhet do të bëhen nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në hollin e Kuvendit, transmeton Telegrafi.

Lajçi ka vdekur ditën e hënë.

Lajçi ka përfunduar gjimnazin në Pejë dhe Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

Ai ishte ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur udhëheqësit e vendit si dhe liderët politikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *