Zbulohen prapaskenat, nëse do largohej nga Barcelona Xavi do merrte këtë skuadër

Xavi Hernandez ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë te Barcelona sezonin e ardhshëm, ndonëse disa javë më parë kishte njoftuar largimin nga “katalanasit” në fund të sezonit.

Sipas raportimeve nga Holanda, kjo lëvizje e shtyu Ajax-in që të nisë bisedimet me trajnerin spanjoll, të cilit dëshironin t’i besonin drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Madje theksohet se Xavi u njoh me projektin e Ajax dhe e vlerësoi atë, por nuk kishte dhënë një vendim përfundimtar pa mbyllur sezonin aktual, teksa tashmë ka vendosur që të qëndrojë te Barça.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *