Ekskluzive: ky është Zenel Jashari, perosni i cili u prangos te ‘Kafet e Vogla’ në Prishtinë

Një incident i papritur ka ndodhur para pak çasteve në Prishtinë, ku Policia e Kosovës ka prangosur një person te ‘Kafet e Vogla’. Personi i arrestuar është identifikuar si Zenel Jashari.

Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur Policia ndërhyn dhe prangos Zenel Jasharin, duke shkaktuar vëmendje të madhe tek kalimtarët dhe klientët e kafenesë. Motivet e arrestimit ende nuk janë bërë të ditura, por ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Policia e Kosovës ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare lidhur me këtë incident, por pritet që të japin më shumë detaje në vijim. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe arsyet e prangosjes së Jasharit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *