Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për deklaratat e tij lidhur me raportet me SHBA-në dhe qasjen e Qeverisë, të cilën e quajti shqetësuese.
Kastrati deklaroi se Bislimi dhe Kurti po vazhdojnë me fraza “të gërditshme” dhe më shqetësuese është mos shqetësimi i tyre për partneritetin me Shtete e Bashkuara të Amerikës.
“Qiky njeri një plumb bre nuk e ka shkrep ky as rrethi i tij për Kosovë, ka ikë bre prej Kosovës. Ka ardhë masanej edhe veç ka korrë të mira. Me ia këqyrë deklarimin e pasurisë, të myt me thasë me pare.
Ky djali (Bislimi) është me një gjendje mendore të paqartë. Me dalë para një superfuqie sikur SHBA-ja edhe me akuzu ambasadorin amerikan për ndërhyrje në BQK është shqetësuese, edhe më shqetësuese është që këta s’po shqetësohen hiç, Bilsimi edhe Albini. Po vazhdojnë me disa faza të gërditshme. Jo thotë na s’i kena prishë raportet, del ambasadori thotë po rren.” – tha Kastrati në Tv Dukagjin.