Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas shumë kohësh është shfaqur dhe ka folur në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Ai ka kërkuar që procesi të jetë i drejtë, dhe të kryhet në kohë të arsyeshme e poashtu të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Në adresimin e tij Veseli pati edhe një koment për avokatin Ben Emmerson.
Sipas tij, komunikimi i avokatit nuk është profesional e normal.
“Është edhe një çështje tjetër që ka të bëjë me mua si të akuzuar dhe me avokatin tim. I nderuar trupi gjykues, po e shoh një komunikim që nuk është normal e as profesional. Nuk po paragjykoj, por si i akuzuar kam drejt të jap mesazh. Nuk do të doja që në gjera që janë jashtë realitetit tim të ndikohet e paragjykohet, sepse ka një mos përmbajtje në adresimet e avokatit tim”, deklaroi Kadri Veseli.