Mendim Rugova: Këtë javë ‘saçi’ i nxehtësisë do të jetë i stacionuar bash mbi rajonin tonë

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar të nxehtë të madh këtë javë në vend.

Ai tha sot se gjatë kësaj jave “saçi i nxehtësisë do të jetë i stacionuar bash mbi rajonin tonë”.

“Kupola e nxehtësisë, ai saçi i nxehtësisë këtë herë do të jetë i stacionuar këtë javë bash mbi rajonin tonë, kështu që atë të nxehtin më të madh kemi me pasë këtë javë”, tha ai.

Mendim Rugova tha se temperaturat mund të mbërrijnë deri në 35-36 gradë celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *