Zyrtare: Xherdan Shaqiri nuk udhëton drejt Serbisë, do t’i mungojë Zvicrës në dy ndeshjet e këtij muaji

Xherdan Shaqiri do t’i mungojë Zvicrës në dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftuar se Shaqiri nuk do të grumbullohet për ndeshjet e këtij muaji shkaku i një lëndimi muskulor.
Federata zvicerane gjithashtu njoftoi se asnjë futbollistë nuk do të ftohet në vend të tij.

Përveç Shaqirit, Zvicrës do t’i mungojë edhe Gregor Kobel. Përzgjedhësi Murat Yakin ftoi Jeremy Frick në vend të tij.

Kujtojmë se Zvicra do të luajë kundër Bjellorusisë (25 mars) dhe Izraelit (28 mars).

“Helvetikët” ndeshjen ndaj Bjellorusisë do ta zhvillojnë në Novi Sad të Serbisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *