Edhe pak kohë na ndan nga edicioni i ri i spektaklit të “Dancing With The Stars Albania”.
Tashmë në faqen zyrtare të DWTS ka nisur zbulimi i emrave të njohur që do të jenë pjesëmarrës këtë vit.
Mes tyre është konfirmuar se këtë vit do të marrë pjesë edhe këngëtarja nga Kosova, Filloreta Raçi-Fifi.
Autorja e “Diell” do të jetë partnere me balerinin e njohur nga Shqipëria, Graciano Tagani.
“Ajo është këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore shumë e dashur për publikun. Ai është personazh televiziv dhe balerin i njohur! Fifi dhe Graciano mezi po presin për të ndriçuar skenën e Dancing With The Stars! Suksese dyshes”, shkruhej në mbishkrimin e faqes zyrtare të spektaklit.
Ndërkohë, theksojmë që personazhe të tjera të famshme që tashmë janë konfirmuar janë edhe aktorja Olta Gixhari dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura. /