Zbulohet: A ia theu rekordin e Unikkatilit Noizy mbrëmë me koncertin “Alpha Show”?

Ashtu siç e kishte paralajmëruar tash e një kohë, reperi i njohur shqiptar Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy ka mbajtur koncertin e madh “Alpha Show” në Tiranë.

Artistët shqiptar dhe ndërkombëtar performuan në skenen e këtij koncerti duke sjellur performanca të mrekullueshme dhe duke ndezur atmosferën.

Koncerti i organizuar u ndoq nga mijëra fansa të reperit apo dhe të gjithë këngëtarëve së bashku. Dukej qartazi se numri i pjesëmarrësve ishte goxha i madh.

Noizy bëri të ditur se për herë të parë në Shqipëri ka pasur një numër të lartë të biletave të shitura (rreth 18 mijë). Por sa ishte numri i pjesëmarrësve në koncertin ‘Alpha’?

Burime për “lokimagazine.com” bëjnë të ditur se në koncertin “Alpha Show” ishin plot 15 mijë persona.

Por, nuk arriti grumbulloj më shumë se Unikkatil në Prishtinë, ku ishin mbi 20 mijë persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *