Yolanda Hadid reagon mbi “akuzat” për të ushqyerit e Gigit dhe Bellas (VIDEO)

Ylli i televizionit, Yolanda Hadid, njëherësh edhe nëna e modeleve të famshme, Bella dhe Gidi Hadid, i është përgjigjur kritikave të shumta në mediat sociale, të cilat kishin cak metodat e saj të edukimit.

Ajo i është përgjigjur skenës virale të nxjerrë nga spektakli “The Real Housewives of Beverly Hills”, brenda të cilës, Yolanda i thotë Gigi Hadid që të hajë dy bajame dhe t’i përtypë mirë ato, transmeton KlanKosova.tv.

“Nëna më e keqe ndonjëherë”, është përshkrimi që ajo ka zgjedhur për një video sarkastike, në të cilën ajo vazhdimisht shfaqet duke ngrënë bajame, madje edhe duke i ushqyer kafshët me to, shoqëruar me mimika komike të fytyrës.

Mediat ndërkombëtare, ndaj 58-vjeçares kanë adresuar vazhdimisht kritika të shumta rreth “prindërimit të rreptë” të vajzave të saj, duke iu shkaktuar atyre çrregullim të të ushqyerit si dhe probleme me ankthin.

Akuza ndaj saj u hodhën edhe për lejimin e Bellas, që të bënte intervenim estetik në hundë kur ishte nën moshë si dhe për debatet e ashpra me ish të dashurin e Gigit, këngëtarin Zayn Malik.

Por, Yolanda është shprehur krenare për edukimin e të tre fëmijëve të saj, Gigin, Bellan dhe Anwarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *