Rezultatet zhgënjyese nga Barcelona mund të shkaktojnë ndryshim trajneri, shkruajnë disa media spanjolle, të sigurta se Xavi së shpejti mund të largohet nga bankina.
Klubi po merret me disa emra kandidatësh potencialë për postin e trajnerit, e njëri prej tyre është edhe Luis Enrique.
Me humbjen në El Clasico, Barcelona humbi vendin e parë në renditjen e La Ligës nga Real Madrid dhe në Ligën e Kampionëve u eliminua në fazën e grupeve, para xhiros së fundit.
Skuadra në të cilën u investuan 160 milionë euro në afatin kalimtar të verës nuk bën përshtypje dhe pozicioni i Xavit është gjithnjë e më i pasigurt.
Shumë janë të sigurt se ai do të ishte larguar tashmë, po të mos ishte legjendë e klubit.
Do të pritet Kupa e Botës dhe pastaj do të vendoset se a do të vijë Luis Enrique në krye të skuadrës.