“Vrasje në Tentativë” policia jep detaje për përleshjen me sëpata në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:30 ku janë përleshur dy banorë në fshatin Bardhaniq të komunës së Gjakovës.

I moshuari ka qenë duke dërguar lopët në shtëpi në moment kur është sulmuar nga personi i dyshuar.

70 vjeçari pas lëndimeve të marra është dërguar në emergjencë e më pas është nisur për QKUK.

Sipas banorëve arseja e përleshjes ka qenë për shkak se lopët e të sulmuarit kanë goditur veturën e të dyshuarit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se viktima fillimisht ka marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës, ndërsa më pas është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e mëtutjeshëm.

“Me datën 27.06.2022 Stacioni Policor-Gjakovë është informuar se në fshatin Bardhaniq rreth orës 19:25 i dyshuari mashkull/kososvar kishte goditur viktimën po ashtu mashkull/kosovar lindur në vitin 1950, me sopatë, me çrast i kishte shkaktuar lëndime të rënda. Patrulla policore së bashku me njësitet tjera relevante policore kanë dal në vendngjarje. Viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë”, tha Elezaj për Gazetën Demos.

Tutje ai bëri të ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit për Krime të Rënda, me urdhër të të cilit rasti iniciohet “Vrasje në Tentativë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *